Punonjësit e Edukimit ofrojnë asistencën e tyre çdo ditë me frekuencë 4 orë, biseda dhe aktivitete me të dënuarit. Një klimë e sigurt ushqen besim reciprok, u krijon të dy palëve në komunikim të ndjejnë përgjegjësi, u ofron më shumë liri zgjedhjeje dhe si rezultat u mëson më shumë aftësi sociale. Gjatë gjithë muajit nga ana e stafit të kujdesit Social zhvillohen tema të ndryshme si:”Si ta përballojmë presionin e grupit”; “Si të përvetësojmë aftësi për t’u përshtatur me jetën e re sociale”; “Menaxhimi i stresit”;”Prindërimi në distancë”. Nga ana e psikologëve të institucioneve zhvillohen biseda këshilluese çdo ditë, sidomos me personat që paraqesin probleme psikologjike, si dhe ata të cilët kanë probleme me përshtatjen me rregullat dhe kushtet e burgjeve.
Për personat të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike, janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me”Shoqatën Aksion +” për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie, e cila i ofron trajtimin me metadon. Në fillim të përdorimit të metadonit bëhet një trajtim specifik në lidhje me sasinë që i jepet të dënuarit me probleme me drogën. Ndërsa trajtimi me metadon në sasi të e plotë bëhet sipas një praktike të përcaktuar mjekimi me prezencën e mjekëve toksikologë nëpër rrethe.
Të dënuarit me probleme mendore trajtohen nga ana psikologjike nga psikologët e institucionit dhe në rastet kur ka nevojë për trajtim me medikamente kjo bëhet nga mjekët e institucioneve. Kur të dënuarit kanë probleme serioze mendore ato transferohen në IEVP Krujë ose në Spitalin e Burgjeve ku trajtohen nga mjeku specialist i këtyre institucioneve.
Në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është pozitiv fakti që punonjësit e sektorit të edukimit merren me organizimin e aktiviteteve fetare, duke respektuar lirinë e besimit. Në shumicën e institucioneve janë krijuar ambiente te posaçme, të mobiluara dhe pajisura me mjetet e duhura ku të dënuarit kryejnë ritet fetare.
Në paraburgimin”Jordan Misja” në sektorin e minorenëve duke qenë se janë kategoria më vulnerabël, organizohet një herë në javë, një orë studim bible dhe kurani si dhe lexim librash me karakter fetar si”Dhjata e re”,”Mbulimi”,”Bibla”,”Kurani”. Meqenëse përmbajtja e tyre është me orientim në drejtim të edukimit fetar ka si qëllim ndërgjegjësimin për përgjegjësitë që duhet të kenë për zgjedhjet që bëjnë në jetën e tyre këta të mitur. Ndjekja e këtij aktiviteti është lënë në dëshirën dhe vullnetin e lirë të minorenëve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.