» Pranë Institutit të të Miturve Kavajë u festua 12 Gushti Dita Botërore e Rinisë!
Postuar më: 15/08/2022

Pranë Institutit të të Miturve Kavajë u festua 12 Gushti Dita Botërore e Rinisë!

Nën ritmin e muzikës së mrekullueshme që banda “Peter Pan Quartet” ofroi për të miturit në konflikt me ligjin pranë Institutit të të Miturve Kavajë u festua 12 Gushti Dita Botërore e Rinisë. I pranishëm në këtë koncert muzikor ishte dhe Kryetari i Bashkisë Kavajë Z. Redjan Krali, i cili përcolli për djemtë mesazhin e rëndësishëm të integrimit dhe rehabilitimit sa më të shpejtë jashtë dyerve të institucionit si një mundësi e dytë në jetën e secilit prej tyre.
Të rinjtë nëpërmjet artit dhe muzikës shpaloson sot dhe aftësitë e tyre muzikore – artistike.