» Pozicione të lira pune në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, me profesion Mjek
Postuar më: 10/04/2017

Pozicione të lira pune në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, me profesion Mjek

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, bazuar në Ligjin Nr. 8328, date 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajnimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si edhe në Kodin e Punës shpall kërkesën për rekrutim për punonjës me profesion Mjek, me kohë të plotë, përkatësisht për institucionet e mëposhtme:

I. IEVP Kruje

2 Mjek të Përgjithshëm

1 Mjek specialist Psikiatër

II. IEVP Lezhë

1 Mjek i Përgjithshëm

III. IEVP Rrogozhinë

2 Mjek të Përgjithshëm

IV. IEVP Peqin

2 Mjek të Përgjithshëm

V. IEVP Fier

1 Mjek i Përgjithshëm

VI. IEVP Korçë

1 Mjek i Përgjithshëm

VII. IVSHB (Spitali i Burgut)

1 Mjek Kardiolog

Personat e interesuar të paraqiten pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (pranë Torre Drin).