Angazhimi i të dënuarve në aktivitet krijues e ka kthyer burgun e Fierit në ekspozitë arti.
I dënuari me inicialet E.Sh në burgun e Fierit, ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë të Krujës, Apolloninë antike, dhe shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes.
Pikturat e tij, nuk janë të vetmet në muret e Burgut të Fierit, një park i gjelbëruar, një rrugicë e pastër dhe me lulishte dhe fasadat me piktura murale, janë kthyer nga të dënuarit në një ekspozitë arti.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.