» Përmbyllet faza teorike e Programit të Formimit Fillestar për Policinë e Burgjeve
Postuar më: 23/06/2026

Përmbyllet faza teorike e Programit të Formimit Fillestar për Policinë e Burgjeve

Sot u përmbyll me sukses faza teorike e Programit të Formimit Fillestar për kandidatët për punonjës të Policisë së Burgjeve, e zhvilluar në IEVP Korçë, Fier, Reç dhe Jordan Misja.
 77 kandidatë
 4 qendra trajnimi
185 orë mësimore
 8 module formimi
50 tema trajnimi
Dhjetëra seanca teorike të zhvilluara nga trajnerët e Qendrës së Trajnimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe trajnerë lokalë.
Përgjatë dy muajve të formimit, kandidatët përvetësuan njohuri dhe aftësi mbi etikën profesionale, të drejtat e personave të privuar nga liria, procedurat e sigurisë dhe standardet e shërbimit penitenciar.
Trajnimi vijon tashmë me fazën praktike, ku kandidatët do të përballen me situata reale pune, me synim përgatitjen e tyre për t’u integruar me profesionalizëm në strukturat e Policisë së Burgjeve.
Investimi në kapitalin njerëzor mbetet një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, sepse një sistem penitenciar më i sigurt dhe më profesional ndërtohet me staf të trajnuar, të përgatitur dhe të përgjegjshëm.