» Performanca e Artistëve të rinj në Institutin e të Miturve Kavajë.
Postuar më: 11/05/2023

Performanca e Artistëve të rinj në Institutin e të Miturve Kavajë.

Studentët në Master pēr Kanto dhe që nesër do të jenë me siguri yje të skenës klasike shqiptare performuan dhe kënduan për kënaqësinë e djemve të Institutit të të Miturve Kavajë.
Ata kënduan por edhe improvizuan muzikë dhe miqësi mes bashkëmoshatarësh.
“Ishte një takim nga ato që të lë gjurmë të thella” u shprehën artistët e rinj. Edhe pse në konflikt me ligjin çdokush prej tyre meriton një mundësi të dytë për t’u rehabilituar dhe për ta parë jetën me ngjyra dhe me tinguj. Ky takim u zhvillua në kadër të projektit “Për një Mundësi të Dytë” i cili po zbatohet nga Qendra për Formim dhe Zhvillim CFD, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.