Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, për të garantuar aksesin e qytetarëve nëpërmjet ndihmës juridike falas, do të vijojë ofrimin e shërbimeve ligjore online nëpërmjet platformës juristionline.al dhe numrit te gjelber 08001010 ne te cilin kane akses te gjithe qytetaret per sherbime te ndihmes juridike.
Nëpërmjet kësaj platforme çdo qytetari do ti mundesohet aksesi në shërbime juridike nëpërmjet ofrimit të ndihmës juridike parësore të parashikuara nga ligji nr. 111/2017.
Konkretisht, qytetarët do të këshillohen dhe informohen lidhur me gjithë legjislacionin e miratuar ne kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe në atë jashtëgjyqësor, dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.