» Për fillimin e trajnimit të punonjësve të rinj
Postuar më: 11/01/2021

Për fillimin e trajnimit të punonjësve të rinj

Trajnimi i kandidatëve për punonjës të policisë së burgjeve të rolit bazë, do të zhvillohet nga data 13.01.2021 deri më 20.02.2021, nga ora 08:30 deri në orën 14:00.

Trajnimi do të zhvillohet në katër rajone:

– IEVP Fier

– IEVP Peqin

– IEVP Shkodër

– Qendra e Trajnimit në DPB

Pjesmarrësit në trajnim janë sipas listave bashkëlidhur. Për shkak të rrezikut të Covid-19, kursantët do të organizohen nga dy grupe në çdo institucion, pra në total do te jene 8 grupe.

Kursantët duhet të jenë të pajisur maskë në kuadër të masave ANTI-COVID 19.