» Organizohet ceremonia e dhënies së gradave për punonjësit e policisë në IEVP Berat
Postuar më: 20/09/2018

Organizohet ceremonia e dhënies së gradave për punonjësit e policisë në IEVP Berat

Më datë 12.09.2018, në ambientet e IEVPenale Berat u zhvillua ceremonia e dhënies së gradave për 14 punonjës të policisë të këtij Institucioni.

Dhënia e gradave për këta punonjës erdhi si rezultat i procedurave të përcaktuara nga Komisioni për Dhënien e Gradave, ngritur me Urdhërin nr. 2387/5, datë 28.03.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

Punonjësit e graduar iu nënshtruan procedurave të testimit, intervistave si dhe një faze trajnimi nga data 09.07.2018 deri me datë 13.07. 2018.

Me urdhërin nr. 2387, datë 26.07.2018 të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, u vendos dhënia e gradave për 14 punonjës policie në IEVPenale Berat, ndër të cilët 2 morën gradën kryeinspektor dhe 12 prej tyre gradën inspektor.

Në ceremoninë e dhënies së gradave ishin të pranishëm drejtuesi i institucionit, shefi i policisë, shefi i burimeve njerëzore, si dhe punonjës të tjerë të administratës civile dhe sektorit të policisë.