Caritas Shqiptar – Angazhimi i Caritas Shqiptar konsiston në identifikimin, dhe zhvillimin e kapaciteteve të dënuarave dhe minoreneve në paraburgim nëpërmjet aktiviteteve të animacionit, socio-kulturore dhe sportive me qëllim rritjen e mireqeneies psiko-sociale në kushtet ku janë. Nëpërmjet këtij procesi përfituesit shohin veten dhe të tjeret nga nje pikepamje tjeter që çon në reflektim për të zgjidhur problemet.
-Rritje e kapacitetit të target grupeve
Eksplorimi i kapaciteteve të tyre, dhe zhvillimi i këtyre kapaciteteve.
Ky proces ndihmon përfituesit të shohin veten dhe të tjeret nga një pikëpamje që çon në reflektim për të zgjidhur problemet.
-Përmiresimi psiko-social i përfituesve.
Ekipet dhe aktivitetet e animacionit për gratë dhe minoret në paraburgim ndihmojnë të përmirësojnë kushtet psikosociale në situaten ku ata ndodhen.Kjo ndihmon në socializimin dhe ndarjen e përvojave me njeri tjetrin.
• Agjencia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (AECID) – Programi pilot me kurse të formimit profesional në dy qendra të vuajtjes së dënimit (Fushë – Krujë dhe Vlorë) ku do të realizohen programet PIT (Programi i Individualizuar Trajtimi) dhe MII (Modeli te Individualizuar Intervenimi) për të paraburgosurit.
• Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) – Puna e tyre ka konsistuar në trajnimin e stafit civil dhe atij policor, mbështetje në hapjen e IEVP të reja, përgatitjen e moduleve dhe manualin e stafit drejtues të burgjeve, hartimin e rregullores së QTB, organizimin e vizitave studimore, etj.
• Shoqata Kristiane e të Burgosurve të Shqipërisë – Kontributi i SHKBSH ka konstituar në mbështetje shpirtërore, ndihma për të dënuarit që nuk kanë kontakte me familjarët si dhe pajisje e ambienteve me bazë materiale për zhvillimin e kurseve profesionale. (Rrogozhinë, 325, 313, Korçë) si dhe mbështetje ekonomike pas daljes në jetën e lirë (veçanërisht për gratë).
• Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës (QSHRT) – Kontributi i QShRT ka konsistuar në trajnimin e stafit civil.
• Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare – Puna e ACWA është përqendruar në trajtimin e grave të dënuara (325), me mbështetje shpirtërore si dhe ndihma ekonomike.
• Qendra Don Bosko Tiranë – kryen aktivitet kulturor dhe sportiv me gratë në IEVP “Ali Demi”.
• Komuniteti Musliman dhe MAK Albania Tiranë – kanë mbështetur të dënuarit që kryejnë ritet fetare si nga ana shpirtërore edhe me ndihma gjatë muajit të Ramazanit (IEVP në Tiranë, Peqin).
• Motrat Nënë Tereza – Mbështetje shpirtërore dhe materiale për 325 dhe 302.
• Kisha Ungjillore, Tiranë – kanë dhënë mbështetje shpirtërore dhe materiale për IEVP Peqin.
• Klinika Ligjore për të Mitur – Mbështetje psikologjike dhe asistencë ligjore për minorenët në konflikt me ligjin në IEVP “Mine Peza“ dhe Vaqarr.
• Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) – Po aplikon projektin “Qielli është i të gjithëve“ në IEVP Vaqarr.
• UNICEF dhe CRCA po aplikojnë për projektin “Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri“.
• Qendra K.R.Nj (Human Correction and Rehabilition), Elbasan – ka bashkëpunim prej 2 vitesh me IEVP Peqin. Në marrëveshjen e nënshkruar mes DPB dhe KRNj, kjo qendër merr përsipër mbështetje shpirtërore dhe me ndihmë ekonomike, mbështetje me vizita me mjekë specialistë sipas fushave si dhe trajnim të stafit të Kujdesit Social dhe atij Shëndetësor.
Në IEVP Burrel, Lezhë, Fushë – Krujë, Krujë, Durrës, Vlorë, Peqin, Korçë, Sarandë kryejnë aktivitetin e tyre me mbështetje shpirtërore dhe organizimin e festave fetare të gjitha kishat lokale.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.