» Njoftime për vende të lira pune pranë DPB
Postuar më: 26/02/2025

Njoftime për vende të lira pune pranë DPB

NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE  

  • Shpalljen e funksioneve të lira për konkurim në strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
  • Kandidatët që aplikojnë për pozicionet civile duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme:
  1. Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
  2. Të jetë shtetas shqiptar;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje. Respektohen dispozitat e neneve 63 dhe 69 të ligjit 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
  7. Pozicionet e punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojë kandidati/ja janë si më poshtë:

 

  1. Drejtor, Drejtoria e Informimit dhe Koordinimit Ndërinstitucional

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/ Master Shkencor me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Shoqërore.Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në profesion.

Tjeter: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

  1. Specialist, Sektori i Informimit të Publikut

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional” sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në një nga degët e Arsimit të Lartë. Edhe diploma e nivelit e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjeter: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

  1. Specialist, Sektori i Analizës dhe Informacionit (5 vende vakante)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional me 120 kredite dhe 2 vite akademike/e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Shoqërore, Ekonomike, Inxhinierike, Kompjuterike, Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjeter: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

  1. Specialist, Sektori i Vlerësimit të Rriskut (3 vende vakante)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor / Master Profesional” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ose e barazvlefshme me to sipas “legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Shoqërore, Juridike, Ekonomike, Inxhinierike, Kompjuterike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit për funksionimin e institucionit dhe administratës shtetërore; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën; (iii) Organizuar burimet, komunikuar dhe prezantuar; (iv) Analizuar dhe përshtatur me metodat dhe procedurat e reja.

  1. Specialist, Sektori i Ushqimeve, Veshmbathje, Gazermim

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit ” Master Shkencor /Master Profesional” në Teknologji Ushqimore/ Mercologji, Inxhinieri Tekstile, Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (i) Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (ii) Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010  “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe  Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”,të kenë njohuri dhe të përdorin shumë mirë programet bazë të  kompjuterit.

  1. Specialist, Sektori i Protokollit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor /Master Profesional” sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.

Përvoja: Pa përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri mbi: (i) Legjislacionin për Arkivat; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore; (iii) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (iv) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; (v) Të ketë njohur i të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.Të plotësojë kushtet për tu pajisur me CSP sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar “Sekret Shteror”, ne lidhje me pajisjen me “Certifikate te Sigurise se Personelit”.

  1. Specialist/Inspektor Trajnimi, Sektori i Aftësisë Sociale dhe Komunikuese.

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional”, në Shkenca Sociale, Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri gjithëpërfshirëse të parimeve dhe praktikave korrektuese në lidhje me trajtimin, rehabilitimin dhe kontrollin e të burgosurve.

  1. Specialist, Sektori i Çështjeve Sociale

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/ Master Shkencor me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në Shkenca Sociale. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë. Të jetë i licensuar për ushtrimin e detyrës.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Të kenë njohuri të mira të legjislacionit: (I) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (II) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; (III) Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (IV) Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur; (V) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Të zotërojë aftësi të mira për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive.

  1. Specialist, Sektori i Politikave të Integrimit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/ Master Shkencor me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në Shkenca Sociale në një nga degët “Sociologji”, “Punë Sociale” ose “Psikologji”. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Të kenë njohuri të mira të legjislacionit: (I) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (II) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; (III) Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (IV) Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur; (V) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.

Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.

  1. Inspektor, Drejtoria e Inspektimit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ të barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në Shkenca Juridike, Sociale, Ekonomike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri të thella mbi: (I) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.

 

  1. Specialist (Ing/Ndërtim, Elektrik, Arkitekt), Sektori i Projekteve dhe Investimeve

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”në Inxhinieri Ndërtimi/ Arkitekturë, Inxhinieri Elektrike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.         

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; Njohuri mbi rregullat dhe legjislacionit rregullat e prokurimit publik; Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.

  1. Specialist (Ing.Mekanik), Sektori i Autotransportit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”në Inxhinieri Mekanike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Të kenë njohuri: Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit, Udhëzimit Nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në Njësisë e Sektorit Publik” i ndryshuar me Udhëzimin nr. 24, datë 07.12.2016, nr. 11 datë 06.05.2016 dhe nr. 20 datë 17.11.2014; njohuri të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; (iii) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.

  1. Specialist, Sektori i Financës

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë “Master Shkencor/Master Profesional” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar.

  1. Përgjegjës Sektori, Sektori i Buxhetit

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/ Master Shkencor me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ ose e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 2 (dy) vjet përvojë pune në profesion.

Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. (iii) Metodave që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Integruar informacionin me objektivat buxhetore dhe politikat institucionale; (iii) Identifikuar dhe qartësuar çështje; (iv) Dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale. Aftësi shumë të mira analitike, përqendrim, durim dhe fleksibilitet në punën në grupe dhe pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

  1. Specialist, Sektori i Prokurimeve

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike, Ekonomike, Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri mbi: (i) Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; (ii) VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”: (iii) Ligjin Nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.

Aftësi për të:  Përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.

  1. Specialist, Sektori i Monitorimit të Kontratave

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike, Ekonomike, Inxhinierike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet  të jetë në të njëjtën fushë.

Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Tjetër: Njohuri mbi: aktet ligjore/nenligjore: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Kodin e Procedurave Administrative (iiI) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit,  “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”; (ii) “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”; (iii) “Për prokurimin publik”; (iv) “Për koncesionet dhe PPP në Republikën e Shqipërisë”.

  1. Specialist (Auditues) Drejtoria e Auditimit të Brendshëm

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor/ Master Profesional”me 120 kredite dhe 2   vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë”, në Shkenca Ekonomike / Juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë, çertifikuar si “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik”, nga Ministria e Financave.

Përvoja:  Të ketë përvojë pune 3 vite në profesion. Në rast se nuk zotëron certifikatë si auditues i brendshëm duhet që brenda 2 viteve të para të certifikohet si auditues i brendshëm.

Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin për Kodin e Punes, Legjislacionin për funksionimin e institucionit, Ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik, dhe akteve të nxjerra në zbatim të tij; (ii) Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” dhe (iii) Manualin e Auditimit të Brendshëm, i miratuar me Urdhër të Ministrit të Financave. Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.

__________________________________________________________________________

  • Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion:
  1. Kërkesë për aplikim për punësim;
  2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
  3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
  4. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura sipas legjislacionit në fuqi për njehsimin e diplomave (fotokopje e noterizuar e dokumentit të njehsimit);
  5. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
  6. Librezën e punës;
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  8. Çertifikatë familjare;
  9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
  10. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
  11. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor);
  12. 2 (dy) Fotografi (në madhësi 4×6 cm);
  13. Çdo document tjetër që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj, trajnimeve, kulifikimeve, arsim shtesë, si dhe vlerësime positive të përmendura në jetëshkrim;
  14. Korpusi ligjor ku duhet të referohen kandidatët:

 

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar
  • Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqoipërisë”, i ndryshuar
  • Ligji nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

 

  1. Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mësipërme deri më datë 27.02.2025 ora 16:30 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

  1. Fazat dhe mënyrat e vlerësimit të kanditatëve

Kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të vlerësimit si verifikimin paraprak dhe vlerësimi i kandidatëve.

  • Verifikimi paraprak, ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurim
  • Vlerësimi i intervistës
  • Njoftimi i kandidatëve

Njoftimi i kandidatëve do të bëhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, www.dpbsh.gov.al

Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme në datë 28.02.2025 ora 09:00 për zhvillimin e Intervistës me gojë.