Shpallen vendet vakante për konkurim në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Kandidatët që aplikojnë për pozicionet civile duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme:
I. Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. Të jetë shtetas shqiptar;
2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje. Respektohen dispozitat e neneve 63 dhe 69 të ligjit 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
II. Pozicionet e punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojë kandidati/ja janë si më poshtë:
1. IEVP Ali Demi – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme (2 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
2. IEVP Ali Demi – Kuzhiniere
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të ketë kryer kurs për kuzhinë dhe të jetë çertifikuar.
3. IEVP Ali Demi – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
4. IEVP Berat – Farmacist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Farmaci, Leje ushtrimi profesioni.
5. IEVP Berat – Infermier (me kontratë provizore)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.
6. IEVP Berat – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
7. IEVP Burrel – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
8. IEVP Durrës – Infermier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.
9. IEVP Durrës – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
10. IEVP Durrës – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
11. IEVP Elbasan – Specialist Jurist/Kartelist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; Legjislacionin për trajtimin e të dënuarve. Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
12. IEVP Fier – Specialist për Ushqimin
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Teknologji Ushqimore/ Mercologji/ Kimi Ushqimore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (i) Ligji Nr. 9863, datë28.01.2008 “Për Ushqimin”; të kenë njohuri dhe të përdori programet bazë të kompjuterit.
13. IEVP Fier – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.
14. IEVP Fier – Kuzhiniere
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të ketë kryer kurs për kuzhinë dhe të jetë çertifikuar.
15. IEVP Fushë Krujë – Specialist Ekonomist/Inxhinier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Shkenca Ekonomike, Inxhinierike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njejtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (iii) Ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin dhe Udhëzimit nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, të kenë njohuri dhe të përdorin shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
16. IEVP Jordan Misja – Shef Shëndetësie
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme, Leje ushtrimi profesioni.
17. IEVP Kavajë – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
18. IEVP Kavajë – Punonjës Mirëmbajtës
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
19. IEVP Kavajë – Përgjegjës Sektori Ligjor (me kontratë provizore)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Profesional/Master Shkencor” me 120 kredite dhe 2 vite akademike/ e barazvlefshme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe insitucionit. Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera në nënligjore në zbatim të tij. Të ketë njohuri të mira të programeve kompjuterike. Aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
20. IEVP Korçë – Sanitare
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
21. IEVP Korçë – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor), në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
22. IEVP Korçë – Stomatolog
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Stomatologji, Leje ushtrimi profesioni.
23. IEVP Korçë – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
24. IEVP Korçë – Specialist Jurist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë “Master Profesional/Master Shkencor” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet te jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; Legjislacionin për trajtimin e të dënuarve.Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
25. IEVP Korçë – Shofer
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti klasa – D.
26. IEVP Kukës – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor), në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
27. IEVP Lezhë – Specialist për Ushqimin
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Teknologji Ushqimore/ Mercologji/ Kimi Ushqimore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (i) Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”; të kenë njohuri dhe të përdori programet bazë të kompjuterit.
28. IEVP Lezhë – Infermier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.
29. IEVP Lezhë – Kuzhinier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të ketë kryer kurs për kuzhinë dhe të jetë çertifikuar.
30. IEVP Lezhë – Specialist Jurist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë “Master Profesional/Master Shkencor” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet te jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; Legjislacionin për trajtimin e të dënuarve.Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
31. IEVP Lezhë – Zv. Drejtor
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në një nga degët e arsimit të lartë.
Përvoja: Të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit të Kodit të Punës dhe Kodit të Procedurave Administrative; (ii) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave (iii) Ligjit për Policinë e Burgjeve dhe Ligjin për të Drejtat dhe Trajtimin e të dënuarve (iv) Gjuhës angleze.Aftësi të spikatura për: njohuri të gjera të legjislacionit, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, njohuri shumë të mira të procedurave administrative; njohuri shumë të mira profesionale; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
32. IEVP Lezhë – Punonjës Sekretarie
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
33. IEVP Lezhë – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist (2 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.
34. IEVP Mine Peza – Shofer
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti klasa – D.
35. IEVP Mine Peza – Kuzhinier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të ketë kryer kurs për kuzhinë dhe të jetë çertifikuar.
36. IEVP Mine Peza – Teknik i Mesëm i Specialiteteve të Ndryshme
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, të jetë i çertifikuar si elektriçist, hidraulik, mekanik, elektromekanik.
37. IEVP Mine Peza – Magazinier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, preferohet eksperiencë në administrimin e magazinave dhe logjistikë.
38. IEVP Peqin – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor), në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
39. IEVP Peqin – Infermier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.
40. IEVP Peqin – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.
41. IEVP Peqin – Kuzhinier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm, si dhe të ketë kryer kurs për kuzhinë dhe të jetë çertifikuar.
42. IEVP Peqin – Punonjës Mirëmbajtës
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
43. IEVP Rrogozhinë – Infermier
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.
44. IEVP Rrogozhinë – Specialist Punonjës Social, Psikolog (3 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Fakultetin e Shkencave Sociale. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jetë në të njëjtën fushë. Të jetë i licensuar nga Urdhëri i Punonjësit Social ose Urdhëri i Psikologut.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri të mira mbi: (I) Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (II) Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur (III) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore; (IV) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike. Të ketë njohuri dhe aftësi shumë të mira profesionale dhe të politikave dhe programeve lidhur me sistemin e burgjeve.
45. Qendra Spitalore e Burgjeve – Mjek Neurolog
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsimi i lartë, Leje ushtrimi profesioni.
46. Qendra Spitalore e Burgjeve – Specialist Jurist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë “Master Profesional/Master Shkencor” sipas legjislacionit të arsimit të lartë në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet te jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; Legjislacionin për trajtimin e të dënuarve.Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
47. Qendra Spitalore e Burgjeve – Përgjegjës Sektori i Financës dhe Buxhetit
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor), në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. (iii) Metodave që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Aftësi për të: (i) Përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; (ii) Integruar informacionin me objektivat buxhetore dhe politikat institucionale; (iii) Identifikuar dhe qartësuar çështje; (iv) Dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale. Aftësi shumë të mira analitike, përqendrim, durim dhe fleksibilitet në punën në grupe dhe pranimin e metodave dhe procedurave të reja.
48. Qendra Spitalore e Burgjeve – Specialist Finance
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Shkencat Ekonomike. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë njohuri shumë të mira të: (i) Legjislacionit mbi buxhetin e shtetit e menaxhimin financiar, përfshirë aktet e ndryshme nënligjore e udhëzimet e Ministrisë së Financave; (ii) Profesionit: buxhetim dhe menaxhim financiar. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
49. IEVP Shkodër – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist (2 vende vakante)
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.
50. IEVP Shkodër – Specialist për Ushqimin
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Teknologji Ushqimore/ Mercologji/ Kimi Ushqimore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri shumë të mira të: Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e institucionit; (i) Ligji Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”; të kenë njohuri dhe të përdori programet bazë të kompjuterit.
51. IEVP Pojskë – Përgjegjës Sektori i Çështjeve Shoqërore
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Fakultetin e Shkencave Sociale. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet te jetë në të njëjtën fushë. Të jetë i lecensuar nga Urdhëri i Psikologut ose punonjësit social.
Përvoja: Të paktën 2 (dy) vite eksperiencë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri të thella mbi: (I) Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (II) Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur (III) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore; (IV) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Të ketë aftësi për të ofruar drejtim teknik, për të koordinuar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e vartësve dhe përdorimin e burimeve; aftësi për të shkëmbyer ide dhe mendime teknike dhe për të argumentuar propozimet përkatëse; aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe prezantimi.
52. IEVP Pojskë – Sanitare regjimi i brendshëm
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
53. IEVP Pojskë – Specialist Punonjës Social
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit të dytë (Master Profesional/Master Shkencor) në Fakultetin e Shkencave Sociale. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet te jetë në të njëjtën fushë. Të jetë i lecensuar nga Urdhëri i Punonjësit Social.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Të ketë njohuri të mira mbi: (I) Legjislacionin e sistemit të burgjeve dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (II) Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur (III) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore; (IV) Metodat kërkimore që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të programeve kompjuterike. Të ketë njohuri dhe aftësi shumë të mira profesionale dhe të politikave dhe programeve lidhur me sistemin e burgjeve.
54. IEVP Pojskë – Specialist Jurist/Kartelist
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në Shkenca Juridike.
Përvoja: Të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Tjetër: Njohuri të thella mbi: (i) Legjislacionin e Kodit te Punes dhe akte të tjera nënligjore në zbatim të tij; (ii) Aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe institucionit; Legjislacionin për trajtimin e të dënuarve. Njohuri të gjuhës angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike. Aftësi për të përzgjedhur informacionin e nevojshëm ose materiale referuese të nevojshme, për të realizuar detyra që lidhen me fushën përkatëse të njohurive; aftësi shumë të mira organizative.
55. IEVP Vlorë – Sanitare
Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:
Arsimi: Arsim i mesëm.
III. Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion:
1. Kërkesë për aplikim për punësim;
2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
4. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura sipas legjislacionit në fuqi për njehsimin e diplomave (fotokopje e noterizuar e dokumentit të njehsimit);
5. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
6. Librezën e punës;
7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
8. Çertifikatë familjare;
9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
10. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
11. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor);
12. 2 (dy) Fotografi (në madhësi 4×6 cm);
13. Çdo dokument tjetër që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj, trajnimeve, kulifikimeve, arsim shtesë, si dhe vlerësime positive të përmendura në jetëshkrim.
IV. Korpusi ligjor ku duhet të referohen kandidatët:
o Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar
o Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
o Ligji nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar
V. Kandidatët që do të aplikojnë për vendet vakante duhet të paraqesin dokumentet e mësipërme deri më datë 14.07.2025 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
VI. Fazat dhe mënyrat e vlerësimit të kanditatëve
Kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të vlerësimit si verifikimin paraprak dhe vlerësimi i kandidatëve.
Verifikimi paraprak, ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurim.
Vlerësimi i intervistës.
VII. Njoftimi i kandidatëve
Njoftimi i kandidatëve do të bëhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, www.dpbsh.gov.al
Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme në datë 15.07.2025 ora 09:00 për zhvillimin e Intervistës me gojë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.