» Njoftime për vende të lira pune pranë IEVP-ve
Postuar më: 28/05/2025

Njoftime për vende të lira pune pranë IEVP-ve

NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE IEVP

  • Shpalljen e vendeve vakante për konkurim në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
  • Kandidatët që aplikojnë për pozicionet civile duhet të plotësojnë kriteret bazë të mëposhtme:
  1. Kriteret e Përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidati/ja janë si më poshtë:
  2. Të jetë shtetas shqiptar;
  3. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje. Respektohen dispozitat e neneve 63 dhe 69 të ligjit 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar.
  7. Pozicionet e punës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësojë kandidati/ja janë si më poshtë:

 

  1. IEVP Berat – Farmacist

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Farmaci, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Burrel – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Durrës – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Elbasan – Infermier (me kontratë provizore)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Fier – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Fier – Infermier (2 vende vakante)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Fushë Krujë – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Jordan Misja – Shef Shëndetësie

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Korçë – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Korçë – Stomatolog

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Stomatologji, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Lezhë – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Lezhë – Stomatolog

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Stomatologji, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Lezhë – Mjek i Pëgjithshëm/Mjek Specialist (Psikiatër) (2 vende vakante)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Rrogozhinë – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Peqin – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Peqin – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.

  1. Qendra Spitalore e Burgjeve – Mjek Neurolog, Pneumolog

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Shkodër – Mjek i Përgjithshëm/Mjek Specialist (2 vende vakante)

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsim i lartë, Mjekësi e Përgjithshme/Specialitet. Leje ushtrimi profesioni.

  1. IEVP Tepelenë – Infermier

Kandidati/ja duhet të plotësojë kërkesat e veçanta si më poshtë:

Arsimi: Arsimi i lartë, Infermieri, Leje ushtrimi profesioni.

__________________________________________________________________________

  • Kandidati/ja, duhet të dorëzojë dokumentacionin sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion:
  1. Kërkesë për aplikim për punësim;
  2. Jetëshkrim (CV personale) i përditësuar me të dhëna të plota;
  3. Diplomë të nivelit Bachelor dhe Master së bashku me listën e notave të noterizuara;
  4. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura sipas legjislacionit në fuqi për njehsimin e diplomave (fotokopje e noterizuar e dokumentit të njehsimit);
  5. Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
  6. Librezën e punës;
  7. Vërtetim të gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti);
  8. Çertifikatë familjare;
  9. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit;
  10. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit;
  11. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (raport mjeko-ligjor);
  12. 2 (dy) Fotografi (në madhësi 4×6 cm);
  13. Çdo dokument tjetër që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj, trajnimeve, kulifikimeve, arsim shtesë, si dhe vlerësime positive të përmendura në jetëshkrim.
  14. Korpusi ligjor ku duhet të referohen kandidatët:

 

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar
  • Ligji nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Ligji nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar

 

  1. Kandidatët që do të aplikojnë për vendet vakante duhet të paraqesin dokumentet e mësipërme deri më datë 10.06.2025 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

  1. Fazat dhe mënyrat e vlerësimit të kanditatëve

 

Kandidatët do t’i nënshtrohen fazave të vlerësimit si verifikimin paraprak dhe vlerësimi i kandidatëve.

  • Verifikimi paraprak, ka për qëllim të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret e përcaktuara në shpalljen për konkurim.
  • Vlerësimi i intervistës.

 

  • Njoftimi i kandidatëve

Njoftimi i kandidatëve do të bëhet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, www.dpbsh.gov.al

Kandidatët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme në datë 11.06.2025 ora 09:00 për zhvillimin e Intervistës me gojë.