» NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE
Postuar më: 02/03/2018

NJOFTIME PËR VENDE TË LIRA PUNE

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në kuadër të plotësimit të vendeve vakante shpall për konkurim pozicionet për staf civil si mëposhtë për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale:

Pozicionet e punës janë si mëposhtë:

I. Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore në IEVP ( Rrogozhinë, “Jordan Misja”, Tiranë, Fier ) ;

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë (DIND ose MSC) në (Drejtësi, Shkenca Sociale, Administrim Biznes) ose Akademine Ushtarake/ Sigurisë.

2. Të ketë eksperiencë pune.

II. Sekretar/ Protokollist/ Operator në IEVP ( Lezhë)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomën Universitare

2. Të ketë përvojë pune.

III. Kartelist në IEVP (Fier)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Parë ( Bachelor) në Drejtësi.

2. Të ketë përvojë pune mbi ( 2vjet ).

IV. Përgjegjës i Sektorit të Çështjeve Shoqërore në IEVP ( Fier, Rrogozhinë)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë ( DIND ose MSC ) në Shkenca Sociale

2. Të ketë përvojë pune mbi ( 5 vjet ).

V. Specialist Edukimi në IEVP (Kavajë, Tepelenë, Fushë Krujë, Korçë, Rrogozhinë, “Mine Peza”, “Ali Demi” Tiranë, Krujë, Lezhë, Peqin, Fier, Durrës, Vlorë)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë ( DIND ose MSC ) në Shkenca Sociale

2. Të ketë përvojë pune mbi ( 2 vjet ).

VI. Përgjegjës i Sektorit Logjistik në IEVP (Berat, Burrel, Tepelenë, Fier)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë (DIND ose MSC) në Ekonomi ose Akademinë Ushtarake/ Logjistikë.

2. Të ketë përvojë pune ( 5 vjet ).

VII. Specialist Financë/ Buxheti në IEVP (Rrogozhinë, Durrës)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë (DIND ose MSC) në Degën Financë

2. Të ketë përvojë pune ( 5 vjet )

VIII. Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë në IEVP (Peqin, Kavajë, Vlorë, Lushnje, Elbasan, Lezhë, Kukës, Rrogozhinë, Korçë)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

3. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë ( DIND ose MSC) në Mjekësi

4. Të ketë Leje të Ushtimit të Profesionit

5. Të ketë përvojë pune

IX. Mjek Specialist në (Psikiatri, Toksikologji) IEVP ( Krujë, Durrës, Lezhë, Peqin)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

6. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë ( DIND ose MSC) në Mjekësi me Specializim në (Psikiatri, Toksikologji)

7. Të ketë Leje të Ushtrimit të Profesionit.

X. Ndihmës Mjek në IEVP (Berat, Tepelenë, Korçë, Spitali i Burgut Tiranë, Vlorë)

Kandidati/ ja duhet të plotësojë këto kritere:

8. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë (DIND ose MSC) në Infermieri

9. Të ketë Leje të Ushtrimit të Profesionit.

XI. Farmacist në IEVP (“Ali Demi” Tiranë, Peqin)

1. Të ketë Diplomë të Nivelit të Dytë ( DIND ose MSC) në Farmaci

2. Të ketë Leje të Ushtrimit të Profesionit.

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga data 05 Mars 2018 deri më 17 Mars 2018 pranë Drejtorise së Burimeve Njerëzore .

Kandidati,duhet të dorëzojë sipas kërkesave të paraqitura më lart për secilin pozicion :

1. Formular Aplikimi ( të cilën e shkarkoni nga faqja zyrtare web; www.dpbsh.gov.al )

2. Kërkesë për shprehje interesi për punësim

3. Curriculum Vitae, në gjuhën shqipe i Firmosur

4. Diploma Universitare dhe Lista e Notave ose Diploma e Shkollës së Mesme( Fotokopje)

5. Ekuivalentimi nga MASH i Diplomave të Huaja ( Fotokopje )

6. Leje Ushtrimi Profesioni

7. Çertifikata Kualifikimesh (Fotokopje)

8. 2 Fotografi (Në madhësi 9×12 dhe 4×6)

9. Karta e Identitetit e Fotokopjuar

10. Raport mjeko ligjor dhe Vërtetim Gjykate, Prokurorie

11. Formular deklarimi ( të cilën e shkarkoni nga faqja zyrtare web; www.dpbsh.gov.al )

12. Çertifikata kualifimi të ndryshme nëse ka.