» Njoftim për zhvillimin e konkurimit për punonjës në policinë e burgjeve
Postuar më: 24/03/2023

Njoftim për zhvillimin e konkurimit për punonjës në policinë e burgjeve

Referuar në Ligjin nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve, në  VKM Nr.403, datë 09.06.2022 “Për miratimin e Rregullores së Personelit të Policisë së Burgjeve” me qëllim testimin e kandidatëve që kanë aplikuar për punonjës të rolit bazë dhe të mesëm të policisë;

Publikohet lista e kandidatëve për punonjës të rolit bazë që kane aplikuar për tu pranuar në policinë e burgjeve si dhe datat e zhvillimit të konkursit.

Lista e kandidateve per Punonjes te Rolit Baze per testimin me shkrim

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datën 31.03.2023, ora 8:30 në ambjentet e  Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.  Kandidatët duhet të kenë me vete kartën e identitetit.

Testimi fizik do të zhvillohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve me datë 05.04.2023

Intervista do të zhvillohet me datën 10-11.04.2023 në ambjentet e Qendrës së Trajnimit.

Vlerësimi psikologjik do të zhvillohet me datën 12-13.04.2023 në ambjentet e Qendrës së Trajnimit.

Shpallja përfundimtare e kandidatëve fitues bëhet pas kthimit të përgjigjes nga Policia e Shtetit për besueshmërinë dhe përshtatshmërinë.