» Njoftim për shtyp
Postuar më: 28/06/2023

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se sot me datë 28.06.2023, rreth orës 06.45 në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, seksioni i shtetasve me masë mjekësore, godina 4, kati dytë, ka ndërruar jetë në dhomën e tij, shtetasi Verdi (Verdian) Xhemal Shutina, i datëlindjes 03.02.1972, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

Shtetasi Verdi (Verdian) Xhemal Shutina, mbahei në këtë institucion me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me masë mjekësore mjekim i detyruar për shkak të diagnozës skizofreni refrektare, i arrestuar më 20.11.2005, për vrasje të mbetur në tentativë.

Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë Lezhë dhe specialistët e SHKBB, kanë kryer veprimet e para hetimore, lidhur me rrethanat në të cilat ky shtetas ka ndërruar jetë. Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është paraqitur në IEVP Lezhë për vlerësimin e ngjarjes.

Lidhur me shkaqet e vdekjes të pacientit, jemi në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga IML.

Nga studimi i kartelës shëndetësore nr.217/1, të këtij pacienti, konstatohet se ka patur konsulta psikiatrike të vazhdueshme, por nuk ka referuar dhe as nuk është konstatuar ndonjë problem tjetër shëndetësor.

Në momentin e njoftimit nga punonjësi i policisë në shërbim, për gjendjen shëndetësore të pacientit në dhomën 5, stafi shëndetësor, Ndihmës Mjeku dhe Mjeku Psikiatër, kanë qenë në detyrë dhe janë përpjekur ti japin pacientit ndihmën e shpejtë, duke i bërë masazh kardiak, për më shumë se 10 minuta, por pacienti nuk ka dhënë shenja jete. Nga vlerësimi paraprak i mjekut të institucionit, dyshohet për arrest kardiak.
Drejtoria e Institucionit, ka marrë masat në zbatim te procedurave për njoftimin e familjes dhe të afërmve të të ndjerit.