» NJOFTIM PËR SHTYP
Postuar më: 26/11/2026

NJOFTIM PËR SHTYP

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon se, mbrëmjen e datës 25.11.2026, i dënuari Emiljano Hajdari, i cili vuante dënimin në IEVP Shkodër, është shoqëruar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Koplik, pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, të shoqëruara me ulje të tensionit arterial dhe vështirësi në frymëmarrje.

Me rekomandimin e mjekëve, ai është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku, rreth orës 20:43, ka ndërruar jetë. Sipas informacionit paraprak, dyshohet Suspekt Arrest Kardiak.
Ndërsa shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga organet kompetente dhe ekspertiza mjeko – ligjore.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente dhe familjarët, ndërsa po ndiqen të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit.