» Njoftim për shtyp
Postuar më: 15/07/2024

Njoftim për shtyp

Pas kërkesës së të dënuarit Dhionisis (Alfred) Beleri për leje shpërblyese në funksion të ndjekjes së punimeve në Parlamentin Europian nga datat 15-19 korrik 2024 në Strasburg, në bazë të nenit 72, të ligjit nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve”, Drejtoria e IEVP Fier me miratim të DPB, pas plotësimit dhe verifikimit të dokumentacionit sipas ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi i ka miratuar dhënien e lejes shpërblyese të burgosurit Dhionisis (Alfred) Beleri nga data 15.07.2024- 20.07.2024. Në përfundim të lejës, i denuari Alfres Beleri do të kthehet në IEVP Fier për të vazhduar kryerjen e dënimit sipas vendimit penal të formës së prerë nr. 14, datë 5/03/ 2024 të GJKKO.