» Njoftim për shtyp
Postuar më: 03/04/2024

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ekzekutuar Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë për të vendosur në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurisë së lartë për një afat të përcaktuar (1 vit), pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin të burgosurit Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha. Ky urdhër vjen në zbatim të ligjit nr. 81/ 2020 “Për të drejtat dhe trajnimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, si dhe të pikës 9, të Udhëzimit nr.5, datë 28.06.2019, të Ministrit të Drejtësisë “Për procedurën e brendshme të trajtimit të kërkesave për vendosjen e të dënuarve dhe të paraburgosurve në regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë (41-bis)”.
Shetasi Anterio Kaloshi me vendim nr. 4, datë 25.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, të ndryshuar dhe marrë formë të prerë me Vendimin nr. 15, datë 20.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, “Vasje me paramendim” për hakmarrje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi Aldo Hoxha ka në ngarkim të tij disa vendime penale të formës së prerë, ku ndër të tjera është dënuar me burgim të përjetshëm me Vendim nr. 1629, datë 04.012013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me pasojë vdekje”, të parashikuara nga neni 141 i Kodit Penal.