» Njoftim për shtyp
Postuar më: 21/12/2023

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sot më datën 21.12.2023 u njoh me vendimin nr.467, datë 11/12/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lidhur me gjykimin e çështjes me objekt​​ “Kundërshtim të aktit 1938 Prot.dt 08/09/2023, njoftuar më datë 11/09/2023, Pranimin e kërkesës për autorizim dhënie leje të veçantë​​.
Gjjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur rrëzimin e ankimimit të ankuesit Dhionisios Alfred Beleri me nr.467 Rregj. Them. dt e rregjistrimit 6/11/2023 me objekt Kundërshtim të aktit 1938Prot.dt 08/09/2023, si një kërkesë të pabazuar në ligj.
Kështu Gjykata ka konfirmuar të drejtë vendimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për refuzimin e kërkesës për leje të veçantë të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.

Vendim Dhionisios Alfred Beleri