Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 14.11.2023, rreth orës 16.03 në Reanimacionin Qendror të QSUT ka ndërruar jetë me arrest kardiak, shtetasi Lonidha Peçi i datëlindjes 26.07.1941.
Pacienti ishte shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve me dt. 22.09.2023 me Dg: Siz,IAM Anterior, Pseudo aneurizëm apikale e trombozuar, Hta st. II, suspect Policitemi Vera.
Ai ka qëndruar në spital deri ne dt 27.10.2023 ku për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore transferohet në Reanimacionin Qendror të QSUT për trajtim të mëtejshëm.
Shtetasi Lonidha Peçi i datëlindjes 27.05.1947, lindur dhe banues në Përmet, ishte vendosur në IEVP Mine Peza me datë 22.09.2023, me masë sigurie arrest me burg, i akuzuar për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.
Po ndiqen proceduarat e ligjore, është njoftuar SHKBSB, Prokuroria, Kom. Policisë dhe familjarët.
Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndierit.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.