» Njoftim për shtyp
Postuar më: 01/10/2023

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se me datën 01 Tetor 2023, rreth orës 10 të mëngjesit në Reanimacionin Qendror në QSUT ka ndërruar jetë me arrest kardiak, pacienti Ndrec Mhill Kola i datëlindjes 11.12.1949 lindur në Puke, banues në Tiranë.
Shtetasi Ndrec Mhill Kola ishte i dënuar për vrasje dhe po kryente dënimin e dhënë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (Reç) Shkodër.
I ndjeri ishte shtruar në Spitalin e Burgjeve nga data 14.02.2023 për trajtim shëndetësor (diagnoza: “Kancer rektumi metastaza pulmonare dhe ventrikulare”)
Po ndiqen proceduarat e rastit, është njoftuar sektori i Shëndetësisë, ShKBSB, Prokuroria, Kom. Policisë dhe familjaret.
Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme i dërgon familjes dhe të afërmve ngushëllime.