Në zbatim të Urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nr. 683, datë 22.05.2025, me objekt: “Zhvillimi i konkurimit për punonjësit e Policisë së Burgjeve që kanë aplikuar për ngritje në gradën Kryeinspektor deri në gradën Kryekomisar”, ju informojmë se janë përfunduar dhe miratuar listat përkatëse të kandidatëve që janë kualifikuar për të vijuar më tej me fazën e konkurimit.
Listat përfshijnë emrat e punonjësve që, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit të përmbushjes së kritereve përkatëse, janë përzgjedhur si kandidatë të vlefshëm për të konkurruar për gradat:
• Kryeinspektor
• Nënkomisar
• Komisar
• Kryekomisar
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të konsultojnë listat e bashkëlidhura këtij njoftimi. Publikimi i tyre bëhet në kuadër të transparencës dhe për të garantuar një proces të drejtë, të barabartë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për çdo informacion shtesë apo sqarim lidhur me fazat në vijim të konkurimit, punonjësit mund t’i drejtohen Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Te kualifikuar per konkurim grada KryeKomisar
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.