» NJOFTIM MBI SHPALLJEN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT TË PUNONJËSVE TË SIGURISË
Postuar më: 10/12/2024

NJOFTIM MBI SHPALLJEN E PROCEDURAVE TË REKRUTIMIT TË PUNONJËSVE TË SIGURISË

Bazuar në Ligjin Nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, i ndryshuar Kreu IV, neni 28,29; të Urdhrit të Kryeministrit Nr.68, datë 30.04.2024, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”, me qëllim plotësimin e vendeve vakante në shërbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve, me punonjës të nivelit bazë të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale njoftojmë:

1. Shpalljen e kërkesës për rekrutim të punonjësve të policisë së burgjeve
2. Numri i vendeve për punonjës të policisë të rolit bazë: 274
3. Fazat e testimit do të jenë si më poshtë:
– Afati i dorëzimit të dokumentacionit deri më 31.12.2024.
– Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët deri më datë 10.01.2025.
– Testimi me shkrim, do të kryhet më 13.01.2025 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në adresën Rr. “ Zef Serembe”, Tiranë.
– Testimi fizik për aplikantët fitues, do të zhvillohet më 20.01.2025.
– Vlerësimi psikologjik dhe shëndetësor, do të zhvillohet me 27.01.2025.
– Intervista me gojë do të bëhet me datë 31.01.2025.

4. Kriteret e përgjithshme të pranimit:
Ka të drejtë të konkurrojë për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve çdo person, që plotëson kriteret e mëposhtme:
a. është shtetas shqiptar;
b. ka zotësi të plotë për të vepruar;
c. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;
ç. ka mbaruar arsimin e mesëm;
d. ndaj tij nuk është nisur një procedim penal dhe nuk është dënuar vendim të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo kundërvajtje penale me dashje.
d/1. ndaj tij nuk është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale ose nuk ka marrë cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje.
e. është person me figurë të pastër morale dhe me integritet shoqëror.
f. ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose nuk ka masë disiplinore në fuqi.
g. nuk është larguar nga Policia e Shtetit për shkak të vlerësimit kalimtar ose periodik të parashikuar nga Legjislacioni për Policinë e Shtetit
5. Çdo person që konkurron për t’u pranuar si punonjës policie duhet të paraqesë, , dokumentet e mëposhtme:
a. Formularët e plotësuar të aplikimit;
b. Fotokopje të pasaportës ose të kartës së identitetit;
c. Kopje të diplomës së shkollës së mesme/lartë;
d. Formularin e vetëdeklarimit mbi gjendjen gjyqësore;
e. Vërtetim të lëshuar nga Prokuroria dhe Gjykata se nuk është në procedim penal;
f. Raport mjekoligjor që është i aftë për punë.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e parë e shpalljes, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrim
6. Fushat kryesore mbi të cilat do të bazohet konkurrimi për punonjësit e rolit bazë:
– Njohuri të përgjithshme, të fituara nga programi i arsimit të mesëm, në fusha si gjuhë, letërsi, histori, matematikë, gjeografi.
– Aftësitë e të shprehurit me gojë, me shkrim, të analizës së problemeve, pavarësia, disiplina, përballimi i stresit, fleksibiliteti, solidariteti me kolegët, aftësitë e ndërveprimit e bashkëpunimit.
– Aftësitë fizike, rezistencë, lëvizshmëri.
7. Përshkrim i përgjithshëm i detyrave dhe / përgjegjësive të punonjësve të policisë së burgjeve
a. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore dhe mbajtja e rendit: Brenda burgjeve dhe paraburgimeve punonjësit e policisë së burgjeve zbatojnë ligjet dhe rregullat. Ata ruajnë sigurinë dhe zgjidhin mosmarrëveshjet midis të burgosurve, duke parandaluar trazirat, sulmet, dhe arratisjet. Punonjësit e policisë së burgjeve zbatojnë rregullat nëpërmjet komunikimit efektiv dhe përdorimit progresiv të sanksioneve.
b. Mbikëqyrja e aktiviteteve të burgosurve: Punonjësit e policisë së burgjeve mbikëqyrin aktivitetet ditore të të burgosurve, duke u siguruar se ata ju binden rregullave. Ata duhet gjithashtu të sigurojë vendndodhjen e të gjithë të burgosurve në çdo kohë.
c. Kërkimi për sende të ndaluara: Punonjësit e policisë së burgjeve kontrollojnë të burgosurit, sendet e tyre dhe vendet ku ata janë akomoduar, për sende të ndaluara të tilla, si armët, lëndët narkotike, mjetet e rrezikshme që cënojnë jetën dhe sigurinë. Përveç kësaj, punonjësit e policisë së burgjeve janë përgjegjës për kontrollin e vizitorëve dhe stafit për të parandaluar futjen në burg të sendeve të ndaluara.
d. Të inspektojnë pajisjet dhe objektet për të parë se ato i përmbushin standardet e sigurisë. Punonjësit e policisë së burgjeve kontrollojnë në mënyrë periodike objektet, pajisjet dhe gjithë infrastrukturën fizike. Ata kontrollojnë qelitë dhe ambiente të tjera për kushtet johigjienike, kontrabandë, shenja të një prishje të sigurisë dhe dëmtime të mureve, zgarave të dyerve dhe dritareve, dryna, kamera etj.
e. Raportimi i sjelljes së të burgosurve: Punonjësit e policisë së burgjeve duhet të raportojnë çdo shkelje të rregullave nga të burgosurit. Në se ndodh një krim brenda institucionit, ose një arratisje, punonjësit e policisë së burgjeve bashkëpunojnë dhe ndihmojnë autoritetet ligjzbatuese për hetimin dhe kapjen e të arratisurve. Punonjësit e policisë janë përgjegjës për të shkruar raporte dhe dokumentuar çdo detaj të sjelljes së të burgosurve dhe çdo gjë tjetër që ka ndodhur gjatë shërbimit të tyre.
f. Ndihma dhe këshillimi për rehabilitimin e të dënuarve: Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët kanë trajnim të avancuar ose edukim universitar, duhet të të këshillojnë dhe ndihmojnë në rehabilitimin e të burgosurve.
g. Punonjësit e Policisë të jenë të vetëdijshëm për të drejtat dhe dinjitetin e të burgosurve dhe përgjegjësitë e tyre personale
h. Punonjësit e Policisë të mbajë lidhje me personelin tjetër specialist, duke përfshirë shëndetin dhe profesionistët e punës sociale.

Formular_vetedeklarimi

Formular vetdeklarimi

Formulari aplikimi policia

Lista e dokumentacionit të nevojshëm për punësim Policia