» Njoftim mbi fazat e tjera të konkurimit për punonjës të policisë së burgjeve
Postuar më: 08/08/2016

Njoftim mbi fazat e tjera të konkurimit për punonjës të policisë së burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në zbatim të proçedurave të rekrutimit të punonjësve të policisë së burgjeve njofton kandidatët që kanë grumbulluar 60 pikë e sipër për fazat e tjera të konkurimit ( testin fizik, psikologjik, dhe intervista).

Më datë 18.08.2016, në orën 08.00-16.00 në Kendin Sportiv të Universitetit Bujqesor Kamez, do të zhvillohet testi fizik.

Më datë 19 dhe 22 gusht 2016, në orën 08.00 ambientet e IVSHB (Spitali I Burgjeve) do të bëhet vlerësimi psikologjik.

Më datë 25.08.2016, në orën 08.00 deri në orën 16.00 në Sallën e Konferencave të Ministrisë së Drejtesisë do të bëhet intervista nga Komisioni I Vleresimit dhe Testimit.