» NJOFTIM
Postuar më: 08/10/2026

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë personat e interesuar se, nga data 1 nëntor 2026, shërbimi për lëshimin e dokumentit “Vërtetim i periudhës së burgimit” për ish të dënuarit politikë të periudhës 1947–1991 nuk do të ofrohet më nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Pas datës 31 tetor 2026, institucioni përgjegjës për trajtimin e kërkesave dhe lëshimin e këtij dokumenti do të jetë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Për rrjedhojë, të gjitha kërkesat për pajisjen me këtë vërtetim, për kategorinë e sipërpërmendur, do të trajtohen nga AIDSSH.

Deri në aktivizimin e shërbimit elektronik, kërkesat përkatëse do të paraqiten dhe do të trajtohen në rrugë shkresore pranë AIDSSH-së.