» Njoftim
Postuar më: 07/11/2024

Njoftim

Shtetasi i dënuar Neim Avdulaj është futur në regjimin e veçuar për një 1 (një) vit pranë IEVP Peqin. Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim.

Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.03.2019, i cili u la në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 20, datë 12.07.2021. Ai është shpallur fajtor për veprat penale të mëposhtme:

-“Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit,” kryer në mënyrë të përsëritur, në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-“Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.”