Njoftim për shtyp
Sot më datë 08.08.2026 në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, ka ndodhur një konflikt fizik mes tre të burgosurve me inicialet D.B, J.Z dhe A.Gj.
Pas konstatimit të konfliktit, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të vendosur situatën nën kontroll.
Si pasojë e konfliktit, dy prej të burgosurve pësuan dëmtime dhe u dërguan në spitalin rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Pas përfundimit të trajtimit, njeri prej të burgosurve eshte rikthyer në IEVP Fier ndërsa tjetri pas kryerjes se ekzaminimeve eshte derguar per trajtim te metejshem ne Qendren Spitalore te Burgjeve. Per ngjarjen është njoftuar menjëherë AMSEVP , e cila, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes .
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.