» NJOFTIM PËR APLIKIMIN PËR TRAJTIMIN ME KREDI TË LEHTËSUAR PËR BLERJEN E BANESËS
Postuar më: 17/03/2025

NJOFTIM PËR APLIKIMIN PËR TRAJTIMIN ME KREDI TË LEHTËSUAR PËR BLERJEN E BANESËS

Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë të punësuarit në institucionet në varësi të saj se mund te aplikojnë për trajtimin me kredi të lehtësuar për blerjen e banesës, në zbatim të:

VKM Nr. 468, datë 26.7.2023, “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”;
VKM Nr. 21, datë 9.1.2025, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike, për vitin 2025”.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë punonjësit e institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Aplikimi kryhet online, nëpërmes portalit e-Albania, duke kërkuar shërbimin: “Aplikim për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”.

Për më shumë informacion mbi kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, lutemi të konsultoni udhëzimet e publikuara në portalin e-Albania.