IEVPenale-Durrës, në bashkëpunim me partnerët e saj të përditshëm, ka bërë të mundur një tjetër rast suksesi në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit. Një shtetas nga një grup vulnerabël, pa mbështetje familjare, ka gjetur mbështetje materiale, psiko-emocionale dhe akomodim rezidencial, falë përkushtimit të ekipit dhe partnerëve tanë.
Kjo arritje u realizua në bashkëpunim me Kishën Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës dhe Kishën “Shën Jozefi” në Fushë-Mamurras, e cila siguroi strehim dhe kujdes shëndetësor për këtë rast të veçantë. Ky bashkëpunim është një shembull i qartë i përkushtimit për të ofruar një mundësi të re për ata që ndodhen në situata të vështira.
Ky rast është një pasqyrë e qartë e punës së palodhur të ekipit multidisiplinar të IEVPenale-Durrës dhe përkushtimit tonë për të ndihmuar individët që të marrin një shans të dytë për një jetë më të mirë.
“Çdo njeri meriton një mundësi të re!
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.