Drejtoria e Përgjithshëm e Burgjeve në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Qiriazi po hapim dyert për të rinjtë që janë aspirantë të Sistemit Penitenciar Shqiptar. Fokusi është në forcimin e aftësive profesionale përmes trajnimeve dhe arsimimit të vazhdueshëm. “Nënshkruam një marreveshje bashkëpunimi që siguron të drejta studimi për aspirantët tanë, të cilët do të marrin vlerësim maksimal në testin e pranimit”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. Universiteti Qiriazi ofroi gjithashtu 3 (tre) bursa studimi falas për punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve duke dhënë kështu një kontribut të jashtëzakonshëm në formimin dhe përmirësimin e cilësisë të punonjësve tanë. “Dua të falënderoj zotin Gjokë Uldedaj, Presidentin e Bordit të Universitetit Qiriazi, për angazhimin e tij dhe për kontributin e madh në këtë partneritet të rëndësishëm. Ky është një hap madhor drejt një sistemi penitenciar më të zhvilluar dhe më të përparuar. Bashkëpunimi ynë me universitetet na jep mundësinë për të ofruar rritje profesionale dhe shkollim të kualifikuar për të rinjtë tanë. Faleminderit Universitetit Qiriazi dhe zotit Gjokë Uldedaj për partneritetin dhe për angazhimin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, është shprehur z. Qose.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.