Në funksion të forcimit të bashkëpunimit me agjencitë shtetërore për përgatitje për lirim dhe riintegrimin e të burgosurve në sistemin e burgjeve, një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar në muajin tetor 2017 ndërmjet DPB dhe Bashkisë Tiranë.
Objekti i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është koordinimi i punës dhe përcaktimi i roleve e përgjegjësive të ndërsjellta për riintegrimin në komunitet të personave në paraburgim dhe në burgje, nëpërmjet përfshirjes në projekte të ndryshme sociale dhe duke ju ofruar mundësi për të bashkëpunuar dhe përfituar nga shërbimet sociale për grupet vunerabël që ofron Bashkia Tiranë në qendrat ditore sociale të saj, kopshtet, çerdhet e fëmijëve, shkollat etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shprehur interesin e saj për një bashkëpunim reciprok për çështjet me interes të përbashkët, të cilat do të ndikojnë në riintegrimin e personave të cilët ndodhen në paraburgim, dhe në burgje, për t’ju krijuar një urë lidhëse në të ardhmen për t’u rikthyer suksesshëm në komunitet pas përfundimit të dënimit.
Kjo praktikë e mirë do të ndiqet edhe me nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla bashkëpunimi ndërmjet IEVP-ve dhe Bashkive respektive.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.