Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes civile.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako.
Bashkëpunimi synon zhvillimin e trajnimeve, ushtrimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkëmbimin e ekspertizës profesionale, si dhe hartimin e programeve që forcojnë përgatitjen dhe reagimin ndaj situatave të emergjencave civile.
Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet angazhohen të bashkëpunojnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e mekanizmave të reagimit, në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së jetës.
Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të koordinuar, më të përgatitur dhe më efektiv për menaxhimin e emergjencave civile, duke forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional në shërbim të interesit publik.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.