Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Kolegji Universitar i Biznesit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për punonjësit e rinj në sistemin Penitenciar.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose i shoqëruar nga stafi i tij si dhe Rektori i Kolegjit Universitar i Biznesit Prof. Dr. Ylber Bezo me stafin e tij bashkëbiseduan mbi përfitimet që do merrte Drejtoria e Burgjeve nga institucioni arsimor.
Kolegji Universitar ofron lehtësira financiare për të rritur nivelin arsimor në sistemin tonë të burgjeve.
Faleminderit për të gjitha institucionet arsimore për kontributin e dhënë!
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.