» Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Postuar më: 26/11/2025

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ceremonia u zhvillua në ambientet e DPB, në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror, znj. Reme Xholi.

Marrëveshja synon krijimin e një mekanizmi të përbashkët për identifikimin në kohë të familjeve në nevojë, të cilave kryefamiljari u ndodhet në institucionet e vuajtjes së dënimit. Qëllimi është kontakti aktiv, vlerësimi i nevojave dhe orientimi drejt shërbimeve dhe përfitimeve të parashikuara nga legjislacioni i mbrojtjes sociale dhe përkujdesit shoqëror, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetjen për riintegrim.

Ky bashkëpunim forcon mbrojtjen sociale të familjeve më vulnerabël dhe siguron një qasje të koordinuar ndërinstitucionale.