Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit Polis Prof. Dr. Besnik Aliaj. Qëllimi i marrëveshjes është hapja e dyerve për të rinjtë që janë aspirantë të Sistemit Penitenciar Shqiptar. Fokusimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është në forcimin e aftësive profesionale përmes trajnimeve dhe arsimimit të vazhdueshëm. Ky është një hap madhor drejt një sistemi penitenciar më të zhvilluar dhe më të përparuar. Bashkëpunimi ynë me universitetet i jep mundësinë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të ofruar rritje profesionale dhe shkollim të kualifikuar për të rinjtë tanë.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.