» Në kuadër të parandalimit të kancerit të gjirit gratë në konflikt me ligjin realizuan ekzaminimin mjekësor të mamografisë
Postuar më: 07/11/2022

Në kuadër të parandalimit të kancerit të gjirit gratë në konflikt me ligjin realizuan ekzaminimin mjekësor të mamografisë

Gjatë ditës së sotme, me datë 07.11.2022 në “IEVP Ali Demi”, Tiranë, në kuadër të parandalimit të kancerit të gjirit, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Njësia e Mamografisë se Lëvizshme realizoi ekzaminimin mjekësor të mamografisë për 13 gra ( 5 të dënuara dhe 8 të paraburgosura).

Zbulimi i hershëm shpëton jetë!