» Në Insitutin e të Miturve Kavajë u zhvillua një seancë trajnuese nga Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin si dhe MNZSH (sektori zjarrfikës) Kavajë
Postuar më: 18/08/2022

Në Insitutin e të Miturve Kavajë u zhvillua një seancë trajnuese nga Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin si dhe MNZSH (sektori zjarrfikës) Kavajë

Referuar stinës së nxehtë të verës ,temperaturave të larta dhe situatave emergjente me të cilën përballet vendi ynë, sot në ambjentet e Institucionit të I.M Kavajë u zhvillua një seancë trajnuese nga Shoqata Shqiptare për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin si dhe MNZSH (sektori zjarrfikës) Kavajë.

Të miturit të ndërgjegjshëm për rreziqet e zjarrit dhe të motivuar për të mësuar më shumë nga zjarrfikësit dhe misioni I tyre fisnik, pas informacionit të përcjellë nga ekspertët u angazhuan në modelimin e inskenimeve me nivele risku e intensiteti të ndryshëm nga skemat e shuarjes së zjarrit, në evakuimin e zonës se riskut dhe në fund shpëtimit të jetës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Policisë së Burgjeve Z. Paulin Rajta., si dhe Zv. Drejtori i Përgjithshëm I Burgjeve Z. Femi Sufaj.

Foto Galeri