» Në IEVP “Ali Demi” nis Kampionati i Volejbollit
Postuar më: 01/11/2023

Në IEVP “Ali Demi” nis Kampionati i Volejbollit

Mëngjesi i sotëm në IEVP “Ali Demi” ka nisur me një aktivitet sportiv Kampionati i Volejbollit* midis dy regjimeve, duke treguar kështu një barazi bashkëveprimi midis tyre
Një sport si volejbolli me lëvizje të ndryshme, bashkëpunim mes lojtareve të ekipit dhe ritmit të lojës solli momente argëtimi dhe entuziazmi për gratë e vajzat në konflikt me ligjin të akomoduara në IEVP “Ali Demi”.
Nëpërmjet këtij sporti arrijmë të përforcojmë aftësinë e të punuarit në grup, sepse nuk mund të jesh lojtar i mirë nëse nuk bashkëpunon me të tjerët
Të gjitha sëbashku ja dalim!