Sot, në Ditën pa Makina, djemtë e Institutit të të Miturve Kavajë në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Kavajë zgjodhën të përcillnin një mesazh sensibilizues për qytetarët, duke shpërndarë fletëpalosje me qëllim ndërgjegjësimi për një përdorim sa më të pakët të makinave.
Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë.
Këto ishin disa nga mesazhet që djemtë përcollën sot tek qytetarët.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.