Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministri i Drejtësisë, z.Toni Gogi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi zgjodhën të vizitonin burgun e grave në Pojskë.
Ministri z.Gogu dhe Drejtori z.Kupi i uruan 1 qershorin fëmijëve me dëshirën që të rriten me shpresë dashuri dhe mundësi.
Një falënderim i veçantë shkoi dhe për punonjëset e Policisë së Burgjeve dhe stafin e institucionit, që çdo ditë kryejnë një detyrë të vështirë me profesionalizëm, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.