» Në Ditën e Rinisë Florian Marku boksieri shqiptar me famë botërore viziton Institutin e të Miturve Kavajë
Postuar më: 08/12/2022

Në Ditën e Rinisë Florian Marku boksieri shqiptar me famë botërore viziton Institutin e të Miturve Kavajë

Revolucioni më i madh i rinisë është ndryshimi i vetvetes .

Florian Marku boksieri shqiptar me famë botërore vizitoi sot Institutin e të Miturve Kavajë në Ditën e Rinisë për t’i përcjellë të rinjve mesazhin se suksesi i vërtetë është tejkalimi i sfidave dhe vështirësive .

Jeta nuk është e njëjtë për të gjithë, disa i përball me vështirësi të tjera edhe më të mëdha ndaj të rikuperojmë nga gabimet tona duke u bërë më të fortë

Këto shembuj suksesi të cilët kanë frymëzuar momentet e vështira për t’u shndrruar në modele frymëzuese janë shembulli më i mirë që i duhet të rinjve shqiptar pikërisht për të kapërcyer këto sfida.

Jo vetëm sensibilizim por edhe argëtim duke i motivuar djemtë me bluza të personalizuara me mesazhe të forta për secilin prej tyre.

Për nga vetë rëndësia e takimit të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Përgjithëm i Burgjeve Z. Admir Abrija, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë Z. Ismail Shehi, Kryetari i Bashkisë Kavajë Z. Redjan Krali Deputeti Z. Etjen Xhafaj dhe Drejtori i Sporteve Klodian Bajaziti.