» Ministria e Drejtësisë, Zj. Etilda Gjonaj, Vizitë Monitoruese në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Vlorë
Postuar më: 20/02/2018

Ministria e Drejtësisë, Zj. Etilda Gjonaj, Vizitë Monitoruese në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Vlorë

Ministria e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Flamur Mamo dhe Kryetari i Bashkisë Z. Dritan Leli, më datë 20 shkurt 2018, zhvilluan një vizitë monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit Vendimeve Penale Vlorë. Fokusi kryesor i kësaj vizite ishte prezantimi i platformës së reformës në sistemin e burgjeve e cila e vë theksin te krijimi i stafeve profesionale e të painkriminuar që shërbejnë në institucionet penitenciare.

Në fjalën e saj Zj. Gjonaj vuri në dukje përkushtimin e ministrisë së drejtësisë për përmirësimin e kushteve të paraburgosurve me prioritet kryesor të miturit, si dhe respektimin e të drejtave të burgosurve pa dallim etnie, race, dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për hapjen e sa më shumë kurseve profesionale për të mundësuar punësimin e tyre pas daljes nga sistemi i burgjeve në bashkëpunim dhe me Bashkinë Vlorë. Gjithashtu, theksoi se reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut do të shtrihet edhe në sistemin e burgjeve. Në vijim të fjalës së saj Ministria tha se do të kryhet skanimi i të gjithë punonjësve që shërbejnë në policinë e burgjeve, duke vënë në praktikë metoda efikase për vlerësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e burgjeve. Për këtë është e nevojshme rekrutimi i personave me kapacitete të larta profesionale dhe integritet. Rëndësi e veçantë do t’i jepet trajnimeve të stafit të burgjeve, kryesisht për personat e ardhur rishtas në sistem.

Rastet e korrupsionit në burgje dhe dënimi maksimalisht i çdo lloj rasti, forcimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve për mos lejimin e sendeve te ndaluara, si dhe shmangia në mënyrë kategorike e ndërhyrjeve politike në shërbimin e burgjeve ishin disa çështje të tjera të cilat u diskutuan nga Zj. Gjonaj gjatë vizitës monitoruese.