Më datë 14.10.2017 në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Vlorë u zhvillua një vizitë monitoruese nga përfaqësuesit më të lartë organizative të Ministrisë së Drejtësisë, kryesuar nga Ministria e Drejtësisë Zj. Etilda Gjonaj (Saliu), Zv. Ministri i Drejtësisë, deputetë të qarkut Vlorë, si dhe drejtues të tjerë lokal. Fokusi kryesor i kësaj vizitë monitoruese ishte trajtimi i të paraburgosurve të mitur në këtë institucion dhe njohja me problematikat e të miturve në konflikt me ligjin.
Në fjalën e saj Ministria e Drejtësisë theksoi disponibilitetin e institucionit që drejton për përmirësimin e kushteve të paraburgosurve me prioritet kryesor të miturit.
Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e tjerë monitoruan ambientet e regjimit të brendshëm, kuzhinën, sektorin e minorenëve, sektorin 18-21 vjeçarëve, ambientet e përbashkëta si palestrën, bibliotekën, sallën e informatikës, ambientet e kultit.
Në përfundim të vizitës u zhvillua një takim përmbledhës me drejtuesit e institucionit, ku midis të tjerave u diskutua ri-organizimi i stafit drejtues për mirëfunksionimin e institucionit, parimet kryesore që duhen zbatuar nga burimet njerëzore në lidhje me emërimet e reja, si dhe çështje respektive për trajtimin e personave me liri të kufizuar në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.