Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Z. Admir Abrija ishte pjesë e Delegacionit që vizitoi Republikën e Kosovës, në një vizitë studimore 2 ditore, të drejtuar nga Zëvëndësministrja e Brendshme Znj. Romina Kuko. Z. Abrija në këtë vizitë ishte i shoqëruar dhe nga Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Z.Denion Meidani, Drejtori i Shërbimit të Provës Z. Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve Drejtues i Lartë Z. Paulin Rajta. Delegacioni u mikprit nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Z. Xhelal Sveçla.
Temat e diskutimeve në këtë takim u përqëndruan kryesisht në koordinimin e punës mes Agjensive Ligjzbatuese, ndërveprimin operacional dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacionit mes dy vendeve.
© Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.