» “Mëso të jetosh”/ IEVP Krujë aktivitet për të dënuarit me masë mjekësore
Postuar më: 24/02/2020

“Mëso të jetosh”/ IEVP Krujë aktivitet për të dënuarit me masë mjekësore

IEVP Krujë ka zhvilluar një aktivitetit letrar ku është bërë përmbledhje e librit “Mëso të jetosh” të autorit Seneka. Vetë libri vjen në formën e këshillave mbi artin e të jetuarit dhe është diskutuar mbi 23 thënje të Senekës, ku të dënuarit me masë mjekësore dhanë opinionet e tyre dhe patën një ndërveprim të pjesshëm me njëri-tjetrin.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit biseda është fokusuar në periudhën stojike të filozofisë antike e cila konsiston në promovimin e vetë kontrollit dhe e fton njeriun në këtë rast (të dënuarinme masë mjekësore) të përballet me situatat dhe asnjëherë të mos shmanget apo dorëzohet përpara tyre.