» Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe Kompanisë “EFA SOLUTION”
Postuar më: 30/09/2022

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB) dhe Kompanisë “EFA SOLUTION”

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u firmos sot Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), si organi qendror që organizon dhe kontrollon institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe organizmat e veprimtarive ndihmëse, përfaqësuar nga Z. Admir Abrija, dhe Kompanisë “EFA SOLUTION”, me adresë: Rruga Gjergj Balshaj, Njësia 11, Godina Nr 6, Tiranë, përfaqësuar nga Znj. Etleva Laro.

Ky Memorandum Bashkëpunimi ka si qëllim krijimin e mundësive për punësimin e personave të burgosur, në kuadër të garantimit të fitimit, ruajtjes dhe zhvillimit të aftësive për punë dhe njohurive profesionale, për riintegrimin në shoqëri pas përfundimit të kryerjes së dënimit.

Objekt i këtij memorandumi bashkëpunimi është krijimi i kushteve për punësimin e të burgosurve nga ana e shoqatës në ambientet e IEVP-së, me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.

Ky Memorandum Bashkëpunimi zbatohet në të gjithë Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (në vijim IEVP) në Republikën e Shqipërisë.

Ky Memorandum Bashkëpunimi u nënshkrua sot , me datë 30.09.2022.