» Me suportin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike merr jetë projekti “Terapia Lego”
Postuar më: 09/01/2024

Me suportin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike merr jetë projekti “Terapia Lego”

“Terapia Lego” është projekti pilot i cili u prezantua sot në ambjentet e IEVP “Ali Demi” me suportin dhe mbështetjen e Ambasadës Britanike.
Rritja e përqëndrimit,puna në grup, përfitimi i aftësive kognitive, zhvillimi i motorikës fine dhe globale por edhe ndryshimi i sjelljes,janë disa nga benefitet e terapisë me lego.
Zhvillimi i performancës vizuale dhe terapia e lojës arrijnë të qetësojnë dhe lehtësojnë stresin tek vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.
Gjithashtu argëtimi dhe terapia, të ndërlidhura fortë, janë një nxitës kryesor për një interes të përbashkët me fëmijët e tyre, duke qenë një mbështetje e mirë për forcimin e marrëdhënieve prind- fëmijë.
Në këtë takim patëm kënaqësinë për të na nderuar me pjesëmarrjen e tyre Zv.Ambasadorja Britanike znj.Mia Marzouk shoqëruar dhe nga përfaqësues të Ambasadës Britanike.