» Mbi shpalljen e rekrutimit për punonjës të policisë së burgjeve, roli bazë
Postuar më: 28/03/2022

Mbi shpalljen e rekrutimit për punonjës të policisë së burgjeve, roli bazë

Bazuar në Ligjin Nr. 80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”, neni 29-33, të Urdhërit të Kryeministrit Nr.43, datë 28.03.2021, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”; Urdhërin e Ministrit të Drejtësisë nr.7575, datë 24.11.2015, “Për procedurat e pranimit të kandidatëve në policinë e burgjeve”,

Me qëllim plotësimin e vendeve vakante në shërbimet e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe paraburgimeve, me punonjës të rolit bazë;

Shpallet e kërkesa për rekrutim të punonjësve të policisë së burgjeve në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në median kryesore të vendit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, me datë 01.03.2022

Numri i vendeve për punonjës të policisë të rolit bazë është 217

Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më datë 15.03.2022

Dokumentat do të dorëzohen në Drejtoritë e IEVP-ve ku dëshironi të punësoheni, sipas vendeve vakante të shpallura në tabelë

Fazat e testimit do të jenë si më poshtë:

  • Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga aplikantët deri më datë 03.2022
  • Testimi me shkrim, do të kryhet më 03.2022, në Ambjentet e Akademisë së Sigurisë, në orën 09.00
  • Testimi fizik për aplikantët fitues, do të zhvillohet më 03.2022,
  • Intervista me gojë do të bëhet me datë 04.2022,

Kriteret e përgjithshme të pranimit:

Ka të drejtë të konkurrojë për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve çdo person, që plotëson kriteret e mëposhtme:

  1. a) është shtetas shqiptar;
  2. b) ka zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c) është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën;

ç) ka mbaruar arsimin e mesëm;

  1. d) nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë.
  2. e) të jetë person me figurë të pastër morale dhe me integritet shoqëror

ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga detyra.

  1. f) nuk është larguar nga Policia e Shtetit për shkak të vlerësimeve kalimtare ose periodike

Kritere të veçanta për punonjësit e rolit bazë:

Kandidatët duhet të kenë moshë 19-35 vjeç

Çdo person që konkurron për t’u pranuar si punonjës policie duhet të paraqesë, brenda afatit të njoftuar në shpallje, dokumentet e mëposhtme:

a) Formularin e plotësuar të aplikimit;

b) Fotokopje të pasaportës ose të kartës së identitetit;

c) Kopje të diplomës së shkollës së mesme të noterizuar;

ç) Formularin e vetëdeklarimit mbi gjendjen gjyqësore;

d) Vërtetim të lëshuar nga Prokuroria dhe Gjykata se nuk është në procedim penal;

e) Raport mjekoligjor që është i aftë për punë.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet, brenda datës 15.03.2022

Fushat kryesore mbi të cilat do të bazohet konkurimi për punonjësit e rolit bazë:

Në testin me shkrim: Njohuri gjuhësore, matematike, histori, gjeografi, filozofi nga programi i shkollës së mesme të përgjitshme.

Në intervistë:

Aftësitë e të shprehurit me gojë, me shkrim, të analizës së problemeve, pavarësia, disiplina, përballimi i stresit, fleksibiliteti, solidariteti me kolegët, aftësitë e ndërveprimit e bashkëpunimit.

Aftësitë fizike, rezistencë, lëvizshmëri.

Njohuri të përgjithshm mbi programin e shkollës së mesme në letërsi, histori, matematike etj.

Aftësitë fizike, rezistencë, lëvizshmëri

Përshkrim i përgjithshëm i detyrave dhe / përgjegjësive të punonjësve të policisë së burgjeve

  • Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore dhe mbajtja e rendit: Brenda burgjeve dhe paraburgimeve punonjësit e policisë së burgjeve zbatojnë ligjet dhe rregullat. Ata ruajnë sigurinë dhe zgjidhin mosmarrveshjet midis të burgosurve, duke parandaluar trazirat, sulmet, dhe arratisjet. Punonjësit e policisë së burgjeve zbatojnë rregullat nëpërmjet komunikimit efektiv dhe përdorimit progresiv të sanksioneve.
  • Mbikqyrja e aktiviteteve të burgosurve: Punonjësit e policisë së burgjeve mbikqyrin aktivitetet ditore të të burgosurve, duke u siguruar se ata ju binden rregullave. Ata duhet gjithashtu të sigurojë vendndodhjen e të gjithë të burgosurve në çdo kohë.
  • Kërkimi për sende të ndaluara: Punonjësit e policisë së burgjeve kontrollojnë të burgosurit, sendet e tyre dhe vendet ku ata janë akomoduar, për sende të ndaluara të tilla, si armët, lëndët narkotike, mjetet e rrezikshme që cënojnë jetën dhe sigurinë. Përveç kësaj, punonjësit e policisë së burgjeve janë përgjegjës për kontrollin e vizitorëve dhe stafit për të parandaluar futjen në burg të sendeve të ndaluara.
  • Të inspektojnë paisjet dhe objektet për të parë se ato i përmbushin standartet e sigurisë. Punonjësit e policisë së burgjeve kontrollojnë në mënyrë periodike objektet, paisjet dhe gjithë infrastrukturën fizike. Ata kontrollojnë qelitë dhe ambjente të tjera për kushtet higjienike, kontrabandë, shenja të një prishje të sigurisë dhe dëmtime të mureve, zgarave të dyerve dhe dritareve, dryna, kamera etj.
  • Raportimi i sjelljes së të burgosurve: Punonjësit e policisë së burgjeve duhet të raportojnë çdo shkelje të rregullave nga të burgosurit. Në se ndodh një krim brenda institucionit, ose një arratisje, punonjësit e policisë së burgjeve bashkëpunojnë dhe ndihmojnë autoritetet ligjzbatuese për hetimin dhe kapjen e të arratisurve. Punonjësit e policisë janë përgjegjës për të shkruar raporte dhe dokumentuar çdo detaj të sjelljes së të burgosurve dhe çdo gjë tjetër që ka ndodhur gjatë shërbimit të tyre.
  • Ndihma dhe këshillimi për rehabilitimin e të dënuarve: Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët kanë trajnim të avancuar ose edukim universitar, duhet të të këshillojnë dhe ndihmojnë në rehabilitimin e të burgosurve.
  • Punonjësit e Policisë të jenë të vetëdijshëm për të drejtat dhe dinjitetin e të burgosurve dhe përgjegjësitë e tyre personale;
  • Punonjësit e Policisë të mbajë lidhje me personelin tjetër specialist, duke përfshirë shëndetin dhe profesionistët e punës sociale.
  1. Vendet vakante janë në këto institucione:
N/R IEVP Numri i vendeve vakante
1 Burrel 5
2 Durrës 11
3 Fier 53
4 Elbasan 5
5 Kavaje 7
6 Korçë 24
7 Peqin 52
8 Rrogozhine 7
9 Sarandë 1
10 Shkodër 44
11 Vlorë 7
12 Tepelenë 1
  Shuma 217