» Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë Sarandë dhe Konispol
Postuar më: 14/05/2026

Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkinë Sarandë dhe Konispol

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të riintegrimit të shtetasve në konflikt me ligjin.

Sot, Drejtori i Përgjithshëm, z. Adriatik Kupi, nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Bashkisë Sarandë, z. Oltion Çaçi, si dhe me Kryetarin e Bashkisë Konispol, z. Ergest Dule.

Këto marrëveshje synojnë forcimin e bashkëpunimit institucional në drejtim të riintegrimit social, riaktivizimit dhe mbështetjes së personave që kanë vuajtur dënimin, me fokus parandalimin e recidivizmit dhe rikthimin e tyre si kontribues aktivë në komunitet.